Sporti

Enis Bardhi i jashtëzakonshëm, dhuron spektakël në stërvitje

05/23/2020 22:35
nga:M K

Futbollisti shqiptar i Maqedonisë Veriore, Enis Bardhi mbetet një nga lojtarët më të mirë të ekipit spanjoll, Levante.

Gjatë karantinës, ai ka arritur që me mjaft sukses të ruajë fizikun e tij, ndërsa këtë e shpalosi edhe në stërvitje, ku dhuroi edhe spektakël, përcjell GazetaBlic.

Ka qenë emisioni “El Chiringuito” që përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Twitter” ka publikuar një video, ku shihet Bardhi me një nga të bëmat prej super-futbollisti.

Skuadrat nga La Liga tashmë i kanë filluar stërvitjet, teksa po përgatiten maksimalisht për mbylljen sa më të suksesshme të sezonit 2019/2020 në Primera Divisionin spanjoll.

/GazetaBlic/

05/06/2020 10:45

Enis Bardhi: Lionel Messi para Cristiano Ronaldos