Showtime

Endrit Thaçi publikoj fotografinë ku babai i tij “krasitë” Albin Kurtin, por i bie pishman

03/26/2020 11:25
nga:N S

Mbrëmë në mesnatë u rrëzua Qeveria Kurti me 81 vota pro dhe një abstenim.

Pas këtij vendimi kishte reagime të shumta në rrjete sociale nga fytyra publike dhe qytetarë, shkruan GazetaBlic.

Krahas të gjithave, vëmendje mori postimi i djalit të presidentit, Endritit.

Ai publikoi një imazh të presidentit ku u pa duke krasitur kokën e Kryeministrit Albin Kurti. Veprimi i tij u komentua nga mediat dhe bëri bujë në portale.

Endriti, nuk e ka mbajtur edhe gjatë fotografinë e tij e ka fshirë nga Instagrami. Të gjithë e dim se postimet në këtë rrjet social zgjasin 24 orë, por tani nuk mund ta shihni në Instagramin e djalit të Thaçit pasi ai e ka hequr.  Ky veprim i menjëhershëm dhe i papritur nga ai mbetet një pikëpyetje.

Ndryshe, Qeveria Kurti u rrëzua pas 50 ditësh qeverisje me vendin.

/GazetaBlic/

LEXO EDHE KËTË LINK:

Endrit Thaçi publikon fotografi ku babai i tij “krasitë” Albin Kurtin

 

07/06/2020 15:25

Aktakuza nga Specialja ‘aktivizon’ Endrit Thaçin me postime, sërish ka një reagim