Uncategorized

Endrit Thaçi me Lotina Hazirin prishin “koalicionin”, ashtu si dikur PDK – LDK

03/19/2019 09:45
nga:L I

Në dhjetor të vitit të kaluar djali i presidentit, Endrit Thaçi dhe vajza e nënkryetarit të LDK-së, Lotina Haziri u kapen ‘mat’ duke darkuar në një nga restorantet e Prishtinës, shkruan GazetaBlic.

Ndonëse, Lotina aso kohe reagoi në rrjete sociale duke thënë se nuk jam e dashura e askujt, ndërsa Endriti nuk reagoi asnjëherë!

Por, duket se tani mes tyre është prishur gjithçka, pasi asnjëri nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Se cila është arsyeja që Endriti dhe Lotina që të paktën as shokë nuk kanë mbetur nuk dihet.

Përveç Lotinës, Endriti është përfolur shpesh në mediat rozë për lidhjen me Arta Nitajn, Drita Stubllën, dhe Adea Pulën, madje nga këto ishte kjo e fundit që reagoi duke thënë se nuk ishte e vërtetë një gjë e tillë./GazetaBlic

06/24/2019 23:48

Milorad Dodik thotë se nuk e ka ftuar Thaçin në Samit si president i Kosovës