Lajme

Endrit Shala s’i bindet kërkesës së ndërkombëtarëve për taksën: Vendimi nuk shfuqizohet!

11/29/2018 19:12
nga:Diamant Bajra

Pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për të hequr taksën prej 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, vendimi për tarifat do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Propozuesi i këtij vendimi, Endrit Shala ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka thënë për “Gazeta Blic” se nuk do të ketë zmbrapsje pa eliminimin e faktorëve, të cilat sipas tij e kanë detyruar vendin të marrë këto masa ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë pas analizave të bëra dhe arsyeshmerisë për të cilën kemi qenë të detyruar të marrim një vendim të tillë. Përveç taksës që është vendos për produkte, ne kemi marrë vendim që të ndalohet hyrja e çfarëdo malli të hyjë në Republikën e Kosovës, mall i cili në deklaracion nuk e cilëson apo nuk trajton Kosovën si shtet. Në këtë rast unë nuk kam bërë asgjë si ministër përveç se e kam kyer një shërbim ligjor dhe Kushtetues.

Nuk mund ta quajmë si presion, ka kërkesa nga diplomatët që të hiqet kjo masë, normalisht kësaj kërkese në si institucione të Republikës së Kosovës ia japim arsyeshmërinë tonë se përse Kosova ka qenë e detyruar të marrë një vendim të tillë. Vendimi do të vazhdojë të jetë në fuqi”, ka thënë Shala.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala

Ministri Shala është i bindur se do të vazhdojë të ketë përkrahjen edhe të partnerëve të koalicionit qeverisës karshi këtij vendimi, për të mos e shfuqizuar atë.

“Besoj që as nga partnerët tjerë të koalicionit nuk do të ketë kërkesa për të shfuqizuar këtë vendim, derisa të eliminohen arsyet të cilat na kanë detyruar të marrim këtë vendim”, u shpreh Shala.

Edhe shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj, deklaroi sot se nuk do të shfuqizohet vendimi në fjalë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia dhe krijimi i një marrëveshjeje përmbledhë se ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Le të shërbejë taksa po ne jemi zgju, po ne jemi vetë vetja. Ky është një vendim i Kosovës sepse është shtet sovran , këtë vendim e ka marrë Kosova sepse nuk ka pasur rrugë tjetër. Shumica po mendojnë që marrja e këtij vendimi ka qenë pjesë e kalkulimeve vendore, por më besoni sepse mundet me mbetë shumë gjatë, aq gjatë sa të mos ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia, aq gjatë sa nuk do të vendoset një marrëveshje përmbledhëse ku i ka të gjitha, edhe njohjen edhe anëtarësimin në OKB edhe borxhet edhe pensionet edhe të pagjeturit, por edhe heqjen e taksës. Taksa është vetëm pjesë e paketës finale të marrëveshjes për njohjen Kosovë – Serbi dhe nëse dikush e kalkulon ndryshe le të vazhdon me kalku por pastaj e ka fajin vet”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj

Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike në vend Ramush Tahiri, është i mendimit se Qeveria e Kosovës nuk do të mund t’i rezistojë presionit ndërkombëtarë për vendosjen e taksës prej 100% ndaj produkteve serbe për ndryshe ajo do të japë dorëheqje.

“Qeveria nuk mund t’i rezistoj presionit ndërkombëtarë sepse taksa nuk është bërë në bazë të normave ekonomike ndërkombëtare dhe në bazë të marrëveshjes së CEFT-ës. Kjo taksë edhe kur të shqyrtohet në CEFTA sigurisht se do të hiqet jo vetëm pse kërkoi Parlamenti Evropian edhe Qeveria Gjermane por thjeshtë është një masë politike pa një logjikë ekonomike e cila në Kosovë ka shkaktuar rritje ekonomike të bukës prej 30 në 40 cent dhe qeveria nuk i e ka rimbursu, për atë arsye ajo duhet t’i rimbursojë sepse kur ti bësh masa ekonomike Serbisë duhet ta mbrosh edhe qytetarin tënd” tha Tahiri.

Tahiri: Qeveria ose do tërheq taksën ndaj mallrave serbe, ose do të rrëzohet

Ndryshe, Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e takës doganore në vlerën 100 për qind ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të disa artikujve të domosdoshëm ushqimor në Kosovë. Nga produktet e domosdoshme ushqimore të shtrenjtuara, janë, mielli, buka, sheqeri dhe vaji./Gazeta Blic/

06/16/2019 20:37

Carlos: Ish afër transferimit tek Aston Villa!