Lajme

Endrit Shala: Nisma do të renditet e katërta

09/11/2019 21:21
nga:Gazeta Blic

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, nga radhët e Nismas Endrit Shala, në Pressing ka folur për mundësit dhe vendit ku Nisma mund të renditet në zgjedhje.

Sipas tij Nisma këto zgjedhje pritet të jetë e katërta më radhë.

Shala ndër të tjera është ndeshur me Haki Abazin duke i thënë që edhe sikur VV-ja të qeverisë 20 vjet nuk do të mund të qeverisë si Nisma, përcjell Periskopi

“ Nisma pretendon që të jetë e katërta me radhë në këto zgjedhje. Edhe 20 vjet me qeverisë ju nuk do të mund të qeverisni si Nisma, unë mund të flas ër digasterët të cilët Nisma i ka udhhëqur”, tha Shala në debat/Periskopi