Showtime

“Ëndërroj të kem një fëmijë si Andi”, Big Mama tregon historinë emocionuese që ka me vogëlushin me aftësi të veçanta

12/21/2021 22:39
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Big Mama për herë të parë ka bërë publike një lidhje të jashtzakonshme që ka me një vogëlush me aftësi të veçanta.

Produksioni i BBV ka vendosur që vogëlushin ta sjell brenda shtëpisë dhe ta surprizojë këngëtaren, shkruan GazetaBlic.

Big Mama ka bërë me dije se ka dy vite që e njeh Andin dhe qysh nga ai moment janë bërë të pandashëm.

“Unë ëndërroj të kem një fëmijë si Andi”, ishin fjalët e Big Mamës.

Këngëtarja u surprizua nga prindërit e Andit me një letër plot emocione dhe një video nga vogëlushi./GazetaBlic/