Showtime

Ende pa i bërë 24 orë, Dhurata Dora dhe Soolking arrijnë afro 2 milionë klikime

04/20/2019 10:50
nga:L I

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me Soolking.

“Zemër” mban titullin këga e tyre e re, e cila është punuar nga producenti Big Bang.

Kjo këngë është pritur mirë nga publiku që në orët e para të publikimit, dhe kjo vërehet nga shifrat e larta të klikimeve që ka marrë në YouTube.

Ende pa u mbushur 24 orë nga lansimi i saj, “Zemër” ka marrë mbi 1.7 milion klikime në YouTube.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe në të Dhurata shfaqet me një performancë mjaft atraktive.

Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production, teksa ky projekt muzikor shënon bashkëpunimin e parë të Dhuratës me një emër të huaj.