Sporti

Ende nuk dihet nëse do të luajë më Salah për Egjiptin

08/27/2018 16:48
nga:Lorik J

Mohamed Salah ka ngjallur një mosmarrëveshje të madhe me autoritetet e futbollit egjiptian dhe i akuzoi ata për injorimin e ankesave të tij për përdorimin e një imazhi të paautorizuar të tij.

Salah tha se ishte “fyer” që askush nuk e konsultoi atë mbi një foto të tij që u shfaq në aeroplanin e ekipit që u sigurua nga sponsori zyrtar i ekipit WE, shkruan GazetaBlic

Anësori i Liverpoolit shënoi dy gola me Egjiptin në Kupën e Botës, por tensionet e vazhdueshme kanë hedhur dyshime nëse ai do të vazhdojë të luajë për ekipin kombëtar.

“Është normale që një federatë futbolli të përpiqet të zgjidhë problemet e lojtarëve të saj në mënyrë që ata të ndihen rehat. Por në fakt, ajo që shoh është pikërisht e kundërta”, tha Salah në Twitter.

Egjipti përballet me Nigerinë në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës 2019 në fillim të shtatorit nën drejtimin e trajnerit të ri Javier Aguirre, por përfshirja e Salah mund të jetë në dyshim.

/GazetaBlic/

 

11/13/2019 10:33

Dëmtimi i Salah më serioz se sa dukej, largohet nga kombëtarja e Egjiptit