Showtime

Enca publikon për herë të parë foto me partnerin

08/18/2019 09:29
nga:Y Ramadani

Ndonëse është njëra ndër personazhet shqiptare që bën shumë bujë në media, Enca ia ka dalë që jetën private ta mbajë larg syrit të publikut.

Këngëtarja është kujdesur që të mos tregojë shumë për jetën e saj private, duke mos publikuar fotografi të cilat mund ta “tradhtojnë”.

Por, bukuroshja së fundmi ka publikuar një imazh në rrjetin social, Instagram, ku shihet duke ngre dolli me një mashkull. Anipse fytyra e tij nuk shihet, fansat e artistes kanë filluar menjëherë aludimet se ajo ka nisur pushimet me të dashurin.

Sa i përket këtyre fjalëve, Enca ende nuk ka reaguar dhe mbetet të shihet se a do të tregojë ajo se çfarë konkretisht fshihet pas kësaj fotografie.