Showtime

Enca Haxhia i ka dy fjalë për Adelina Ismailin

04/16/2018 17:10
nga:F.B

Këngëtarja, Enca Haxhia ka zbuluar se e pëlqen jashtëzakonisht shumë, Adelina Ismailin.

Ajo, nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory ka treguar se e do këngëtaren shqiptare e cila ishte njëra ndër femrat e para që rrëmbente vëmendjen në skenë.

Në një intervistë të fundit, Adelina ka qenë e ‘detyruar’ t’i dëgjoj disa këngë dhe t’ia qëlloj se kush po e këndon këngën që regjia i ka lëshuar në sfond, dhe kështu ndodhi disa herë rresht për disa prej këngëtarëve të njohur.

Njëra prej tyre ishte Enca për të cilën diva pati fjalë miradije. E kjo i ka pëlqyer shumë Encës e cila i ka thënë gjithashtu disa fjalë për Adelina Ismailin.

‘’Të dua gjithashtu, dashuri në shikim të parë definitivisht’’, ishin fjalët e Encës, vajzës e cila sot po merr vëmendje të madhe mediatike.

07/15/2018 13:22

Real One foli për asetet e Encës, këngëtarja tashmë ka një përgjigje