Lajme

Emri i Dardan Molliqaj nuk figuron askund në Agjencinë anti Korrupsion

06/11/2018 21:26
nga:Gazeta Blic

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj në internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, raporton Gazeta Blic.

Ajo çka bie në sy është se Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj nuk figuron askund në listën e Agjencisë.

“Gazeta Blic”, ka tentuar të kontaktojë me Molliqajn, por ky i fundit nuk ka dhënë përgjigje.

Më poshtë mund ta shikoni se si në rang listën ku janë të renditur deputetët me shkronjën D nuk figuron askund emri i Dardan Molliqajt.

03/02/2020 10:51

​Nis procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik