Sot në mbledhjen e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega në Istog, të kryesuar nga kryetari Haki Rugova u nominuan kandidat për Deputet nga Dega e Istogut.
Dega e LDK-së në Istog ka nominuar Ilir Ferati, Besart Dreshaj dhe Shkëmb Manaj.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga kjo degë.
“Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Istog, z. Haki Rugova, njëherësh nënkryetar në nivel qëndror, në vikend është mbajtuar mbledhje e rregullt e Kryesisë së LDK-së Dega në Istog. Kryesia e Degës së LDK-së në Istog unanimisht kandidatë për Deputet nga Dega e Istogut nominoi: Besart Dreshaj, Ilir Ferati, Shkëmb Manaj”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.
Këta janë kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë