Geek

Emoji-t që do vijnë vitin tjetër, do përfshijnë gra me mjekrra

09/24/2020 13:00
nga:N S

Platforma e emoji, Emojipedia, ka paralajmëruar se vitin tjetër do jenë në dispozicion 210 emoji të ri.

Unicode Consortium, organizata përgjegjëse për krijimin e emoji-ve, njoftoi 217 avatarë të rinj për Emoji 13.1, në të cilën përfshihen zjarrin në zemër, retë në fytyrë dhe lirimi e frymës nga hunda, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Shumica e përditësimeve përfshijnë laramani në tonet e lëkurës, teksa në mesin e emotikonave të tjerë përfshihen edhe çiftet duke u puthur dhe duke dhuruar dashuri.

Sipas Emojipedia, tek emoji-t e ri do përfshihen edhe gratë me mjekrra.

Publikimi i planifikuar i Emoji 14 u vonua për shkak të bllokimit të pandemisë dhe nuk do të përfshihet në iOS deri në vitin 2022.