Cool

Emocionuese: Me paralizë cerebrale, ngre tulla me dhëmbë për të ndihmuar familjen

01/09/2019 20:55
nga:Natyra

Paraliza cerebrale nuk e pengon te riun që t’i vijë në ndihmë familjes së tij, duke ngritur tulla me dhëmbë çdo ditë.

Shi Junke me shfaqjen që bën fiton të ardhura nga 250 mijë ndjekësit e tij në internet.

Babai i 25-vjeçarit vdiq katër vite më parë dhe ai po i përdor fitimet, rreth 160 paund në muaj, për të blerë ushqim për familjen e tij dhe për të paguar shpenzimet e shkollës së  motrës së tij të vogël.

Shi jeton në Yiyang, Provincën Henan të Kinës me nënën dhe motrën 12 vjeçare. Ai ka një tjetër motër më të vogël, 18 vjeçe, e cila  punon në një qytet tjetër.

Shi donte tu tregonte të tjerëve se pavarësisht nga gjendja e tij është i aftë për të mbajtur familjen. Gjithashtu tha se donte t’i jepte një jetë më të mirë nënës dhe motrës së tij .