Sporti

Emocionuese: Futbollisti i Hull City u diagnostifikua me kancer, 518 ditë pas mposht sëmundjen dhe rikthehet tek klubi

01/22/2020 14:05
nga:Lorik J

Futbollisti i Hull City, Angus MacDonald është rikthyer në stërvitje pasi u shërua nga kanceri në zorrë.

27-vjeçari është rikthyer në stërvitje të plotë me ekipin e tij këtë javë pas disa muajve më të vështira të jetës së tij, përcjell GazetaBlic.

MacDonald shprehet shumë i lumtur që ka tejkalur këtë sfidë jetësore.

“Kur të thuhet se ke kancer, është fjala që të frikëson. Nuk është mirë të dëgjosh. Ju menjëherë keni frikë nga më e keqja. Ju e lidhni atë fjalë me vdekje. Futbolli doli nga fokusi im kur kuptova se kisha kancer, mendoja vetëm për shëndetin tim. Fatmirësisht, kam kaluar këtë sëmundje dhe për fat të mirë mund të luaj përsëri futboll”, tha fillimisht MacDonald.

Që nga gushti i vitit 2018, MacDonald ishte duke luftuar me kancerin, por tani është rikthyer dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë.

/GazetaBlic/