Lajme

Emisarët e BE-së takojnë edhe Grupin Parlamentar të LDK-së, kjo është tema që u diskutua!

01/11/2018 11:45
nga:Gazeta Blic

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës priti në takim emisarët e lartë të Berlinit dhe Parisit

Kryetari i GP të LDK-së Avdullah Hoti së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku pritën sot në takim delegacionin e përbërë nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe Shefin i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin si dhe dy ambasadorët të Gjermanisë dhe Francës Christian Heldt dhe Didier Chambert.

Në këtë takime, siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media u diskutua për situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë, për iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar. Të dy emisarët shprehën brengosjen e thellë të Berlinit dhe Parisit për këtë mundësi.

“Me këtë rast z. Hoti cilësoi se tendenca për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar dëmton subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugën e saj drejt strukturave euro- atlantike. Më pas ai i siguroi emisarët se Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh jetike për vendin ruajtjen e raporteve dhe të miqësisë me Gjermanin e Francën dhe vendet e tjera të BE –së, SHBA-të, NATO-n dhe vendet e tjera mike. Rrjedhimisht, Lidhja Demokratike e Kosovës në asnjë rast nuk do të jetë pjesë e veprimeve të pamatura dhe nuk do të lejojë që fati i qytetarëve dhe i vendit tonë të futet në rrugë të paqarta”, thuhet në njoftim.

Për veç kësaj në takim u bisedua edhe për tema tjera siç janë domosdoshmëria e vazhdimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë thelbësore për afrimin e mëtejmë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. /Gazeta Blic/

06/16/2018 11:17

E drejta e azilit në vendet e BE: Faktet më të rëndësishme që duhet t’i dini