Showtime

Eminem dhe Beyonce bashkojnë forcat për ‘Walk On Water’

11/12/2017 18:52
nga:M H

Reperi i famshëm amerikan, Eminem, i ka bashkuar forcat me Beyonce Knowles për realizimin e këngës “Walk On Water”.

Kjo është kënga e parë e albumit të tij të ri, “Revival”, ndërsa është një baladë, ku zëri agresiv i Eminemit shoqërohet me vokalin fantastik të Beyonce në refren.

Fansat e kanë pritur shumë mirë këtë bashkëpunim duke shkruar komente të shumta në mbështetje të dy yjeve të muzikës botërore.

“Walk On water” është prodhuar nga Rick Rubin, ndërsa reperi nga Detroiti do ta interpretojë për herë të parë para publikut sonte (e diel) në ceremoninë e ‘MTV EMA’ në Londër.

Do të jetë hera e katërt që Eminemi do të paraqitet në skenën e ‘MTV Europe Music Awards’, ndërsa për herë të fundit ishte shfaqur në vitin 2013 në Amsterdam.

Asokohe ai u nderua me çmimin ‘MTV Global Icon’, ndërsa e fitoi edhe çmimin e interpretuesit më të mirë hip-hop, kurse deri më tani në total i ka fituar 15 çmime në ‘MTV EMA’.

E publikuar në YouTube më para dy ditësh, kënga është dëgjuar mbi 12 milionë herë deri më tani.

“Revival” do të jetë albumi i nëntë i Eminemit, ndërsa vjen pas “The Marshall Mathers LP2” që është publikuar në vitin 2013./Telegrafi/

11/22/2017 10:56

Pamje dramatike të arratisjes së dezertuesit koreano-verior