Showtime

Eminem bie nga froni, shikoni kush kryeson rrjetet sociale

01/12/2019 21:28
nga:M K

Muzika hip hop tashmë është një prej zhanreve më të parapëlqyer në mbarë botën.

Dhe këtë zhanër po e kultivojnë edhe femrat, madje disa prej tyre po arrijnë majat e suksesit duke kënduar këtë lloj muzike shkruan Telegrafi, përcjellë GazetaBlic.

E tillë është reperja e famshme Nicki Minaj, e cila së fundmi është shndërruar në reperen më të ndjekur në botë në të gjitha rrjetet sociale.

Ajo ka plot 191 milionë ndjekës në të gjitha rrjetet sociale, shifër me të cilën ka lënë prapa edhe Eminemin, i cili ka 189 milionë.

Lajmi për këtë gjë është bërë i ditur nga Music New Facts në rrjetin social Twitter.

Një tjetër repere femër shumë e suksesshme viteve të fundit është edhe Cardi B, e cila ka arritur të ngjitet në majat e top listave dhe të rrëmbejë çmime në evente të përmasave botërore.

12/09/2018 15:07

Bukuroshja në foto është vajza e reperit të njohur, e njihni!