Showtime

Emina përsëri në fshat, modelja lë jetën e luksit për bukuritë e malësisë

05/31/2019 18:23
nga:M K

Milionere, jeton në një prej vendeve më të bukura të Shteteve të Bashkuara në një vilë jashtëzakonisht luksoze.

Por Emina Çunmulaj, mbetet malësore dhe një vajzë tipike fshati.

Modelja e famshme shqiptare, po kalon ca ditë pushimesh në vendlindjen e saj në Mal të Zi, bashkë me të bijat, Ellan dhe Mian.

Dhe më mirë se Cunmulaj, askush s’i ka promovuar bukuritë e malësisë dhe jetën e fshatit meqë ajo ndiqet nga qindra njerëz në Instagram.

Çunmulaj, ka publikuar një seri imazhesh e videosh nga lagja ku është rritur derisa vajza e saj, Ella, po bënte lojërat e zakonshme fëmijërore me biçikletë e rërë rrugësh, që pa dyshim do ngelet në kujtesën e saj si njëra ndër periudhat më të lumtura të fëmijërisë.

E vet Emina, nëpër imazhet që publikon duket fare e thjeshtë derisa stili i ri i flokëve, po i shkon jashtëzakonisht shumë. /Prive.al