Showtime

Emina Cunmulaj vjen në Kosovë, kjo është arsyeja

06/14/2019 17:18
nga:N S

Nga Shtetet e Bashkuara, bashkë me dy vajzat e saj të vogla, fillimisht erdhi në Mal të Zi në vendlindjen e saj.

Por udhëtimi i modeles së famshme shqiptare Emina Cunmulaj, nuk përfundon me kaq.

Në vendet e Ballkanit, kësaj here ajo erdhi edhe në Kosovë pas shumë vitesh.

Një fotografi e saja e publikuar në Instagram, e shfaqë Cunmulajn të pozicionuar pranë pikës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Arsyeja e ardhjes së saj në Kosovë, është aktiviteti bamirës që Emina së fundmi po e ushtron në Mal të Zi, Shqipëri e tani edhe në Kosovë.