Showtime

Emina Çunmulaj tregon veshjet e preferuara të ‘Met Gala’, përjashton Rita Orën

05/08/2018 17:10
nga:L I

‘Met Gala’ mblodhi shumë yje të Hollywood-it.

Veshje nga më të ndryshmet u panë në tapetin e kuq nga yjet më të mëdhenj, shkruan GazetaBlic.

Është pikërisht Emina Çunmulaj, modelja shqiptare e cila ka treguar veshjet e saj të preferuara.

Në Instagram ajo ka publikuar dhe fotografitë e femrave që ajo ka pëlqyer e që janë, Jasmine Sanders, Kim Kardashian, Blake Lively dhe mbretëresha Rihanna.

Por, ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë se ajo nuk ka përzgjedhur këngëtaren me prejardhje shqiptare, Rita Ora e cila u shfaq mahnitëse e veshur me fustan të zi të gjatë.

Edhe pse shumë e komentuan si kopje të Beyonces vitin e kaluar, por që Rita shkëlqeu si kurrë më parë./GazetaBlic