Showtime

Emina Cunmulaj publikon një fotografi me gjithë familjen, tregon se nuk bënë gjumë gjithë natën

05/28/2018 21:59
nga:Gazeta Blic
  • Emina Çunmulaj sonte ka publikuar një imazh  ku shihet përkrah bashkëshortit të saj dhe me dy vajzat.
  • Ajo nuk ka as një javë që kur ka sjellë në jetë vajzën e vogël që quhet Mia Soraya Nazarian.
  • Ajo ka treguar se shihet e veshur në pizhame shkaku që është pa gjumë pothuajse gjatë gjithë natës!

Familja është gjëja më e shtrenjtë në jetë për këdo, përderisa fëmija është dhurata më e çmuar për çdo njeri, shkruan GazetaBlic.

Është modelja shqiptare, Emina Çunmulaj ajo e cila në vazhdimësi na rikujton se sa shumë njeriu duhet të ketë dashuri ndaj familjes dhe fëmijëve. ndonëse nuk ka pak ditë që kur ka sjellë në jetë vajzën e vogël që e kanë pagëzuar me emrin Mia Soraya Nazarian .

Siç e kemi mësuar shumë prindër e kanë të vështirë të flenë gjumë kur në jetë vjen fëmija i tyre, e të njëjtin probleme siç duke e ka edhe Çunmulaj.

© Emina Cunmulaj [instagram]

Ajo sot në “Instagram’ ka publikuar një imazh familjar ku shihet përkrah bashkëshortit të saj dhe dy fëmijëve. Që të gjithë të buzëqeshur kanë dhënë një imazh mbresëlënës në “Instagram” aty ku Çunmulaj ndiqet nga 190 mijë ndjekës.

Nëna bukuroshe shihet e veshur në pizhame e për këtë ajo ka treguar edhe arsyen. “Familja <3 (Jam e veshur ende në pizhame, kjo është ajo që ndodhë kur je pa gjumë pothuajse gjatë gjithë natës, mbetesh në pizhame gjatë gjithë ditës)” –  ka shkruar Çunmulaj.

Nuk i ka as një javë të plotë që kur Çunmulaj ka lindur fëmijën e saj të dytë, dhe ajo gëzon një shëndet të plotë. Çunmulaj për ndryshe karrierën e saj e ka nisë në Amerikë dhe njihet si një modele që ka pozuar për studio prestigjioze përfshirë këtu edhe revistën “Vogue’. / © GazetaBlic /