Showtime

Emina Cunmulaj poston foto me baltë në duar nga Mali i Zi: Kjo është toka jonë

09/13/2020 14:55
nga:N S

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj, e cila prej vitesh jeton në SHBA gjithmonë tregon me krenari origjinë e saj.

Prej disa javësh, ajo ndodhet në Malin e Zi, në vendin ku ka lindur dhe shprehet se aty janë perëndimet më të bukura të diellit. Emina Cunmulaj pozoi në perëndim të diellit duke mbajtur një grusht me dhe’.

“Kjo është toka e jonë❤. Këto janë perëndimet më të bukura. Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë,këtu e ndiej veten meë të plotë. S’ka si vendi i jot”-shkruan modelja shqiptare.

Kujtojmë që Modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, që jeton në SHBA, erdhi nga larg për të votuar për partitë shqiptare në Mal të Zi.

Cunmulaj një ditë para zgjedhjeve të 30 gushtit dha një mesazh tejet prekës për të gjithë shqiptarët e Malit të Zi, duke iu bërë thirrje të votojnë masivisht për të ruajtur mbi të gjitha gjuhën e tyre.

11/08/2019 21:39

Emine Çunmulaj pa asnjë pikë grim, por vështirë se do ta njihni