Showtime

Emina Çunmulaj i gëzohet suksesit të shqiptarëve që luajnë për kombëtaren e Zvicrës

06/27/2018 21:09
nga:N S

Është duke u zhvilluar ndeshja Zvicër-Kosta Rika në kuadër të Kampionatit Botëror 2018.

Futbollisti i njohur shqiptar, Berim Xhemaili, i ka dhuruar epërsinë kombëtares së Zvicrës me golin e shënuar në minutën e 31-të.

Këtij goli i janë gëzuar të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Modelja Emina Çunmulaj, e cila këtë ndeshje po e ndjek nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është gëzuar jashtë mase këtij goli.

Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh, ku ka treguar se po e ndjek lojën, gjersa ka etiketuar lojtarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, që dhuruan spektakël në ndeshjen e fundit të Zvicrës me Serbinë.

Më pas, Çunmulaj ka publikuar momentin kur Xhemaili shënon gol, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë: “Futja shqipe”./GazetaBlic/