Showtime

Emina Çunmulaj me dedikim për motrën: Më jep mbështetjen dhe dashurinë që më mungon nga nëna

05/28/2018 15:01
nga:L I

Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të njohura shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja shqiptare ditë më parë është bërë sërish nënë e një vajze të quajtur Mia Soraya Nazarian.

Kjo ka bërë që t’i shtohen edhe më tepër punët 33-vjeçares, e cila gjithashtu është nënë e vajzës Ella Faria.

Ajo për këtë ka kërkuar ndihmën e së motrës Pepi Cunmulaj, e cila i jep dashurinë që i mungon prej së ëmës.

“Mëngjes në krevat për motrën e madhe. Kush ka motra, ka tan botën. Me teze Pepin dhe Ella Faria”., ka shkruar në llogarinë personale Emina.

“Faleminderit Pepi Cunmulaj që ke qenë gjithmonë aty kur më je dashur më shumë, nuk e di çfarë do të bëja pa ty. Ti më jep dashuri dhe mbështetjen që më mungon nga nëna dhe kjo është dhurata më e madhe. Të dua motër”, ka shkruari modelja shqiptare.

Ndryshe, Emina është e martuar me afaristin amerikano-iranian, Sam Nazarian.

11/08/2019 21:39

Emine Çunmulaj pa asnjë pikë grim, por vështirë se do ta njihni