Showtime

Emina Cunmulaj bëhet sërish nënë, sjell në jetë Mia Soraya Nazarian

05/24/2018 08:35
nga:Gazeta Blic

Ajo është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Emina Cunmulajn, e cila sërish është bërë nënë e një fëmije.

Bukuroshja 33-vjeçare, e cila është e martuar me afaristin amerikano-iranian, Sam Nazarian ka sjell në jetë një vajzë.

Çifti ka vendosur ta pagëzojë princeshën e tyre Mia Soraya Nazarian, me të cilën kanë pozuar para aparatit fotografik.

“Kush e udhëheq botën?!! Vajzat. Mirëserdhe vajza ime. Nëna, babai dhe Ella Faria të duam shumë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Emina.

Menjëherë kanë vërshuar urimet e miqve, familjarëve dhe personaliteteve të njohura shqiptare.

Ndryshe, ky është fëmija i dytë i dyshes pasi që tashmë ata janë prindër të një vajze – Ella Faria.

11/08/2019 21:39

Emine Çunmulaj pa asnjë pikë grim, por vështirë se do ta njihni