Sporti

Emery ‘kërcënon’ Real Madridin, kjo është deklarata e tij para takimit

02/13/2018 20:23
nga:Lorik J

Skuadra e PSG-së nesër takohet me Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’ me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të 16’të të Champions League.

Para fillimit të këtij dueli trajneri i PSG-së, Unay Emery ka folur në konferencën për media.

Ai deklaroi se do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, mirëpo tha se e ka trajnuar mirë ekipin para këtij ballafaqimi.

“Nesër do të jetë një ndeshje e madhe. Kam besim të madh në ekipin tim”, tha fillimisht Emery.

“Ne kemi punuar në çdo detaj për të trajtuar ndeshjet e mëdha në mënyrën më të mirë të mundshme. “Lojtarët e Real Madridit janë të gjithë shumë të fortë individualisht dhe e di që na pret nje ndeshje e vështirë.”.

08/20/2018 22:17

Real Madridit i dështon edhe një transferim