Lajme

Emërohet bordi i ri i AKA-së, tre ndërkombëtarë pjesë e tij

04/04/2018 09:44
nga:A. R.

Pas shumë kritikave, akuzave politike e zhurmës së madhe që u krijua Qeveria e Kosovës ka emëruar sot bordin prej 9 anëtarësh të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Shyqyri Bytyqi, ministër i Arsimit ka thënë se anëtarët e zgjedhur në këtë bord  janë profesional dhe i kanë plotësuar të gjitha kriteret e parapara.

Ai ka njoftuar se pjese e anëtarëve të bordit janë edhe tre ndërkombëtare.

Kujtojmë se shkarkimi i bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë që Kosova të përjashtohet nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR)./GazetaBlic/

 

11/12/2019 11:03

Macroni pret formimin e Qeverisë së Kosovës për t’i ftuar Prishtinën e Beogradin gjatë janarit në Paris