Pas emërimeve të reja në Partinë Demokratike të Kosovës, kanë ardhur edhe pakënaqësitë e para.
Është ish- këshilltari i Kadri Veselit, Nijazi Kryeziu i cili ka kritikuar emërimet e sotme.
Ai ka kritikuar partinë për demokracinë e brendshme, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Kur ka zgjedhje në organizata politike rëndom, ka të zgjedhur që marrin mandate dhe përgjegjësi.
Pastaj pasojnë urimet dhe uratat për ata që zgjedhën qoftë nga zgjedhësit e tyre qoftë nga demokratët gjithandej.
Madje edhe kur emërohesh vijnë urimet !
Kur emërohesh konform vlerave e angazhimit aty ku punon e vepron.
Pjesa me e mirë e komunikatës së PDK -së, sot për emërimet e reja të drejtuesve është teksti i poshtëshënuar :
“Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzuan të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lart demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor”.
Kjo i bjen me e përgëzu vetveten, në emër të
demokratëve, pa i pyetur demokratët.
Prandaj demokratët e PDK-së janë në hall a me ju dërgu sms dhe mesazhe urimi të emëruarve privatisht !
Apo me u mat e me shkrujt publikisht, urim jo se jo sepse ky aktemrim kolektiv nuk është për urim !
#Dekadaere #zgjedhje#emrime#demokraci
Ndërkaq, PDK sot ka njoftuar për emërimet në parti, të cilat i gjeni në vazhdim:
Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së;
Agim Aliu, nënkryetar;
Shaqir Totaj, nënkryetar;
Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative;
Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale;
Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë;
Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore;
Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare;
Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës;
Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës;
Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit;
Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale;
Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion;
Safete hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi;
Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Depertamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët;
Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore.