Showtime

Ema feston ditëlindjen, Zanfina tërë kohën pranë saj (FOTO)

03/01/2018 16:46
nga:L I

Familja Ismaili njihet për divat që ka e që i kanë rezistuar mjaft mirë kohës, shkruan GazetaBlic.

Adelina dhe Zanfina janë dy këngëtarët që kanë vite e vite në skenën muzikore shqiptare. Çdo këngë e tyre është kthyer menjëherë në hit. Ani pse tanimë Adelina nuk është aktive shumë me projekte muzikore, pasi ajo i është dedikuar pothuajse tërësisht familjes së saj.

Por, pjesë e kësaj familje është dhe bukuroshja Ema Ismaili, e cila edhe pse jo me profesion të njëjtë si motrat e saj, por ajo nuk ka ngelur anash nga mediat për bukurinë që posedon.

E sot, është një ditë e veçantë për të!

Ajo feston ditëlindjen, e urimet nuk kanë munguar nga motra e saj Zanfina. E duket se ajo ka vendosur t’ja dedikojë tërësisht kohën motrës së saj sot.

Është Zanfina ajo që ka publikuar një InstaStory me të, që po duken të mrekullueshme pranë njëra-tjetrës./GazetaBlic

06/18/2018 15:30

Adelina Ismaili shfaqet atraktive në imazhin e fundit, në fokus buzët e saja të kuqe