Showtime

Elvana i rikthehet koncerteve por në një tjetër dimension! (Foto)

08/05/2017 21:16
nga:A. R.

‘Forever is Over’ u publikua në Qershor mirëpo këngëtarja Elvana Gjata edhe tani pas dy muajsh po shijon frytet e këngës së saj të parë ndëkombëtar

Gati dy vite prej momentit kur i ndërpreu koncertet, ajo është rikthyer në skenë – por jo në atë shqiptare!
Këngëtarja sot ka performuar në turin veror të radios NRJ në Francë e cila spostohet nga një vend në tjetrin me artistët që i siguron për koncerte mesatare pranë plazheve. Një foto të Elvanës nga kjo eksperiencë e ka ndarë me ndjekësit vetë NRJ Radio e cila ka shprehur kënaqësinë që këngëtarja e njohur bën debutimin në skenë me këngën e punuar nga David Guetta pikërisht në organizimet e tyre.

Krahas Gjatës, në këtë tur veror bëjnë pjesë artistë si Boosteee, Makassy, Kamaleon, Nassi, Nemo Schiffman, Tydiaz, Lisandro Cuxi.

11/21/2019 14:50

Nuk e dinim që Elvana Gjata qenka mike e ngushtë me reperen e famshme amerikane