Showtime

Elvana nuk ftoi Florin në koncertin privat, por ky detaj ju ka ikur! (FOTO)

02/13/2018 21:46
nga:L I

Ka pak ditë që këngëtarja Elvana Gjata ka lansuar albumin e saj më të ri i cili përmban gjashtë këngë në version akustik, shkruan GazetaBlic.

Ajo organizoi një koncert privat për 100 njerëzit e saj më të afërt.

Mirëpo, ajo çfarë ra në sy ishte se Flori Mumajesi nuk ishte një nga të ftuarit e saj, duke lënë për të kuptuar se edhe bashkëpunimi i tyre rreth muzikës ka përfunduar. Përveç Florit aty nuk u panë asnjë nga anëtarët e tjerë të “ThreeDots” me të cilët ajo ka bashkëpunuar.

Por, një detaj mjaft i rëndësishëm është se pavarësisht këtyre gjërave, të dy ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Theksojmë se të gjitha këngët e albumit janë punuar nga kantautori Pirro Çako dhe Darko Dimitrov, ndërsa disa nga tekstet janë shkruar edhe nga vet Elvana Gjata./GazetaBlic

05/23/2018 19:36

Detaje të reja rreth projektit të ri të Elvana Gjatës, ‘Aman ,si po më lë vetëm?’