Showtime

Elvana Gjata shfaqet joshëse duke kërcyer balet

07/11/2018 22:25
nga:N S

Këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata përveç talentit në këndim duket se e ka pasion edhe vallëzimin në balet, shkruan GazetaBlic.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet përmes publikimit të disa fotografive në llogarinë e saj në rrjetin shoqëror “Instagram” ku shihet së bashku me trupën e baletit të Albi Nakos.

Se është e zonja në kërcim, ashtu si edhe në këndim, një gjë të tillë ajo e ka dëshmuar në projektin e fundit muzikor të titulluar “Ku Vajti” ku në disa sekuenca të këngës, Elvanën e shohim duke kërcyer.

Vlen të theksohet se Elvana ka qenë mjaft e pranishme në mediat rozë kësaj vere, ku ka publikuar disa këngë solo, pa perjashtuar edhe bashkëpunimin me Ledrin.

Kënga solo e këngëtares nga Shqipëria“Ku vajti” prej datës së publikimit me 18 qershor ka arrritur 7 milionë shikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Ndërsa kënga “Mike” në bashkëpunim me Ledrin u publikua me 2 korrik dhe ka arritur 7 milionë shikime./GazetaBlic/

07/09/2018 17:25

Elvana Gjata së shpejti do të mbajë koncert live në Prishtinë