Showtime

Elvana Gjata e tregon edhe një herë se është ikona e stilit

03/14/2018 17:47
nga:L I

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të pëlqyera, shkruan GazetaBlic.

Jo vetëm për muzikën, ajo komentohet shumë dhe për stilin e veçantë të veshjes.

Madje së fundmi atë e kemi parë me Valdrin Sahitin nëpër rrugët e shteteve të ndryshme, ku Elvana si gjithmonë e veshur bukur.

© Elvana Gjata [Instagram]

E veshur me pantallona e xhaketë ngjyrë rozë, me syze të kuqe të cilat më së miri i ka kombinuar me atletet e saj, Elvana e tregon edhe këtë herë se mban primatin sa i përket stilit të veshjes.

Ndryshe, janë bërë afro dy muaj që kur Elvana nxorri në treg albumin me titull “3ep” i cili përmban gjashtë këngë në version akustik. Këngë këto të gjitha të punuara nga vet Elvana, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov./GazetaBlic

12/13/2018 23:56

Kryeministri feston pak çaste para ditës historike