Sporti

Elseid Hysaj përjashtohet me të kuq

01/21/2020 21:16
nga:M K

Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj është përjashtuar me të kuq në ndeshjen Napoli-Lazio, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Hysaj, ndërhyri ashpër te një futbollist kundërshtar, derisa kishte një karton të verdhë, ndërsa gjyqtari kryesor, me ndihmën e të katërtit, vendosi ta përjashtojë, shkruan GazetaBlic.

Përkundër kësaj, Napoli vazhdon të udhëheq ndaj Lazios me golin e Insignes në minutën e dytë.

Më poshtë edhe rasti i minutës së 19’të.

VIDEO

/GazetaBlic/