Euro2024

Elmas: “Në finale do të shkojë Franca, Gjermania ose Italia”

06/12/2024 19:42
nga:Lorik J

Maqedonia e Veriut nuk do të jetë atje, kështu që Eljif Elmas, ish-mesfushori i Napolit tani në Leipzig, do të mund të përjetojë Euro2024 si spektator.

Dhe ai tashmë ka në mendje tre të preferuarat e tij: Italinë, Gjermaninë dhe Francën.

“Mendoj se një nga këto tre skuadra do të luajë në finale”, tha futbollisti për Fanatik.

Ai poashtu foli për futbollistin turk, Arda Guler.

“Ai mund të jetë surpriza e kampionatit, mund të bëjë një përshtypje interesante”, tha ish-lojtari i Fenerbahçes për të riun e Real Madridit.

/GazetaBlic Sport