Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, duke thënë se para tij, dorëheqje është dashur të japë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Hoxha ka thënë se në situata si kjo e dhunimit të 11-vjeçare, i pari që duhet të japë dorëheqje është ministri Sveçla.
“Në situata si këto para dorëheqjes së Drejtorit të Policisë z. Mehmeti, dorëheqjen ishte dashtë me dhanë Ministri i Punëve të Brendshme z. Sveqla. Siguria e Brendshme është poaq e rëndësishme sa ajo nga jashtë. Qe pse policia në komunitet është e rëndësishme dhe jetike.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kujtojmë se të martën, ministri Sveçla dha lajmin se drejtori i policisë, ka dhënë dorëheqje nën arsyet e rastit të 11-vjeçare.