Lajme

Eliza Hoxha nuk e respekton vetizolimin, del rrugëve të Prishtinës

07/11/2020 11:41
nga:A. R.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha para pak ditësh ka njoftuar që në testin për COVID- 19 ka rezultuar pozitiv.

Sipas IKSHPK- së personat e infektuar duhet të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë në mënyrë që të mos bartet infektimi.

Por Hoxha nuk po i respekton masat e IKSHPK- së.

Në disa fotografi të siguruara nga Agjencia e Lajmeve FaktePlus ajo shihet rrugëve të Prishtinës.