Lajme

Eliza Hoxha aderoi për së dyti në PDK: Edhe në 2015 kishte aderuar

03/29/2019 17:26
nga:A. R.

Eliza Hoxha, e cila deri tash njihej si një artiste e muziciente, ka filluar karrierën politike.

Dhe atë hiq më pak se sa në partinë që është në pushtet për vite me radhë.

Hoxha i është bashkuar zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i PDK-së, Kadri Veseli shkruan GazetaBlic.

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizmi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet.” ishte njoftimi i Veselit për aderimin të paktën zyrtar.

Kjo ngase Eliza Hoxha, bashkëveprimtararinë,e edhe punën me PDK-në, jo zyrtarisht e ka nisur qysh moti.

Madje mediet patën raportuar për aderimin e saj në PDK, qysh në vitin 2015. Kjo pas pjesëmarrjes së Hoxhës në një takim tipi partiak.

Hoxha kishte qenë pjesë e forumit të Gruas së PDK-së, në një takim pune.

Alma Bektashi, Eliza Hoxha, Zake Prelvukaj e Arbresha Grabofci në PDK (Foto)

Megjithatë Hoxha kishte injoruar plotësisht mediat në atë kohë, duke mos u deklaruar për anëtarësim ose jo në këtë parti.

Por lidhja e saj me PDK u vu në pah edhe pak javë më parë.

Ajo kishte marrë pjesë sërish në festimin e ditës së gruas, 8 marsit, të organizuar nga forumi i Gruas së PDK-së.

Por për dallim nga viti 2015, Hoxha kësaj radhe kishte reaguar duke thënë se kur të vendos ti bashkohet ndonjë partie do ta bënte publike atë.

Sido qe të jetë anëtarësimi i artistes në PDK tashmë është publik.

/GazetaBlic/

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës