Showtime

Elita Rudi feston ditëlindjen, kaq vite mbushi ajo

06/28/2019 10:15
nga:L I

Elita Rudi ditën e sotme po feston ditëlindjen.

Këtë e ka bërë të ditur vet moderatorja përmes disa postimeve në Instagram, ndërsa ka publikuar urimet nga të afërmit e saj, shkruan GazetaBlic.

Data 28 qershor shënon 26 vjetorin për moderatoren shqiptare.

Një nga urimet më të veçanta është dhe ai i nënës së saj, ku ka shkruar:

“Urime ditëlindjen bija ime. Gjithmonë e përmbushur dhe lumturi në familjen tënde”, ka shkruar nëna e Elitës, Arta.

Elita dhe Gjiko u martuan vitin e kaluar, ku po atë periudhë Elita ishte shtatzënë.

Tashmë çifti janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri./GazetaBlic

08/19/2020 21:06

Elita Rudi pozon plot stil nga pushimet në Vlorë