• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Elektroshok, kokën në ujë”- Ish-i burgosuri, Isak Shabani, tregon për torturat çnjerzore që ka përjetuar në burg!

06/14/2024 21:46
nga:Y I

Ish-i burgosuri politik, Isak Shabani, i cili bën pjesë në grupin e parë të të arrestuarve nga radhët e UÇK-së, në një rrëfim të dhënë për Blic Interview me Astrit Gashin ka treguar më shumë detaje rreth arrestimit.

Ai tregon se si ka qëndruar për një vit i vetëm në qelinë e burgut.

Shabani tregon se torturat ishin natë e ditë.

“Nëse nuk gaboj, kemi qenë diku 21 të burgosur që jemi dënu afër 300 vite burg. Ka qenë Nait Hasani, Arif Vokshi, Agron Tolaj, Asllan Selimi, Hasan Zeneli,Agim Makolli, Demir Limaj, Ekrem Kastrati, Bislim Zogaj, profesori Selim Lokaj, Agim Vulaj, kanë qenë edhe dy të moshuar Rama dhe Zogaj, Ali Gjyliqi , përafërsisht këta kemi qenë, grupi i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që jemi arrestu edhe gjyku. Pjesën më të madhe të vetmisë në qelinë e burgut e kam kalu në Prishtinë pastaj edhe në Mitrovicën e Sremit. Jam tortuar pa ndërprerë pasi isha i vetmi nga Zona Operative e Llapit, na vendosën edhe kamera në dhomë, gjithë natën na maltretojshin, na rrehshin, kur na kthenin në qeli të burgut dhe aty s’na lejonin me u ul, ushqimi ishte i mangët, torturat kanë qenë natë e ditë. Jo vetëm unë, por i kanë maltretuar edhe të tjerët, i kanë mbajtur edhe të tjerët në vetmi por si më të veçantë siç duket dëshira e tyre ishte që ti tregoj shokët më shumë dhe kjo ka qenë pjesa e torturave”

“Kur arrestohesh, qëllimi është me i tregu shokët, kush janë bashkëveprimtarët, cilat aksione i keni kry, prandaj ishte një torturë që smundet njeriu ta përshkruaj. Derisa unë kam qenë gjashtë ditë i kidnapuar, ato gjashtë ditë kam qenë krejt i zhveshur. Tortura me elektroshok, na shtinin kokën në ujë, ka qenë permanent tortura. Tërë natën na rrihte sigurimi shtetëror ndërsa në ora 5 të mëngjesit na sillnin në qeli, ishte obligim që ne të qoheshim për ata që kanë fjetur”

Shabani tregon se si i’u ka shpëtuar torturave çnjerzore për një vit.

“Eshtë fakt se nuk është lehtë nëse e përshkruaj këtë, dhe nuk ka qenë lehtë, por një gjë e dimë që njerzit që kemi qenë në aktivitet kemi qenë të përgatitur edhe me vdek e kemi prit edhe këtë. I kemi prit edhe këto tortura por dëshira jonë ka qenë që shokët mos të na vijnë në burg. Në rastin e burgut të Dubravës dy vetë e kanë var veten se nuk kanë mujt me i përballu torturat. Na që kemi qenë me vetdije në këtë aktivitet kemi qenë më të përgatitur por si çdo njeri që është normal e kemi përjetu rëndë” u shpreh Shabani në Blic Interview raporton Gazeta Blic.