Sporti

Eleganca e Vinicius dhe perla e Ramos, mjaftojnë | Real Madridi rikthehet në krye të La Ligas

06/24/2020 23:53
nga:M K

Real Madridi ka shënuar fitore të pastër ndaj Mallorcas, për t’u rikthyer në krye të La Ligas.

Djelmoshat e Zidanes mposhtën skuadrën nga “Visit Mallorca Estadi” me rezultat 2-0, ku të dy golat ishin fenomenalë, përcjell GazetaBlic.

Fillimisht braziliani Vinicius Junior në minutën e 19 me një parabollë elegante shënoi për epërsinë fillestare të galaktikëve, para se në atë të 59-ën, kapiteni Ramos t’i regjistrojë shifrat përfundimtare.

Kësisoj, mbretërit shkojnë në kuotën e 68 pikëve pas 31 javëve, aq sa ka edhe rivali i përjetshëm, Barcelona, por se në ndeshjet e ndërsjella, katalunasit janë në disfavor.

Xhiron e ardhshme, Real Madridi i shkon Espanyolit, ndërsa Mallorca do të jetë sërish në cilësinë e ekipit udhëtues, pasi do të ndeshet me Bilbaon në “San Mames”.

/GazetaBlic/

09/12/2020 11:08

Sot ia bën sefte edhe La Liga