Sporti

El Shaarawy: Më mungon Italia, në Kinë jeta ka filluar të bëhet normale!

03/26/2020 17:01
nga:Lorik J

Ylli i Shanghai, Stephan El Shaarawy ka bërë thirrje për një kthim në Itali, duke zbuluar se atij po i mungon Roma.

Ish sulmuesi i Milanit dhe Roma, shënoi 55 gola në 195 ndeshje të Serisë A para transferimit të tij në Kinë verën e kaluar, përcjell GazetaBlic.

Ai ka folur për situatën e Kinës, pas përhapjes së koronavirusit, ku tha se gjithçka ka fillur ti rikthehet normalitetit.

“Situata është përmirësuar ndjeshëm. Është një qytet që ka filluar të gjallërohet përsëri”, tha ai për Sky Sport Italia.

“Ne jemi duke bërë mirë. Ky është një mesazh shprese për të gjithë botën. Nga shtëpia ime, tani shoh trafik në rrugë, njerëzit kanë filluar të dalin përsëri. Unë mendoj se është një shenjë e shkëlqyer.”

El Shaarawy pranoi që po i mungon Italia, pasi mënyra e jetesës në Kinë është krejtësisht e ndryshme.

“Kam lënë shumë gjëra në Romë, jo vetëm futbollin. Ndihesha sikur isha pjesë e një familje. Më mungon Italia”, tha ai.

“Më mungon gjithçka, madje edhe prindërit e mi. Kur jeni jetoni në një botë që është krejtësisht e ndryshme nga e juaja, ju mungojnë shumë gjëra“, përfundoi ai.

/GazetaBlic/