Sporti

“El Clasico” në merkato, gjigantët spanjollë pas mbrojtësit të Bayernit

03/21/2020 18:22
nga:M K

Është një nga më të mirët në pozitën e tij, teksa nuk ka vendosur nëse të njejtën do ta vazhdojë apo jo.

Mbrojtësi austriak, David Alaba po kërkohet me ngulm tash e një kohë të gjatë nga dy gjigantët spanjoll, Real Madridi e Barcelona, që tash më shumë se kurrë po e dëshirojnë lojtarin në radhët e veta, përcjell GazetaBlic.

27 vjeçari është në shqyrtim të ofertës së bavarezëve për rinovim të kontratës, andaj nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, kalimi në gadishullin Iberik duket të bëhet realitet.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, verë kjo e cila pritet të jetë mëse e nxehtë sa i përket tregut të transferimeve.

/GazetaBlic/

03/21/2020 20:02

Barcelona e ëndërron, Chelsea e ka në dorë fatin e tij