Lajme

Eksperti i sigurisë: Rezoluta 1244 ia pamundëson Rusisë puçin ndaj Kosovës

05/21/2020 11:52
nga:E Sh

Dy ditë më parë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paralajmëroi se Kosova po rrezikohet nga një grusht-shteti nga Rusia

Por ekspertët e sigurisë në vend vlerësojnë se diçka nuk do të ndodhë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka thënë për GazetaBlic se Rezoluta 1244 ia pamundëson Rusisë një gjë të tillë, ndërsa shton se ajo vazhdon të ushtrojë ndikimin në Kosovë si dorë e zgjatur e Serbisë.

“Për sa kohë që Serbia do të vazhdojë të jetë një dorë e zgjatur e gjeopolitikës ruse, në dy drejtime, euro-ruse, e bashkëpunimit politik, diplomatik dhe strategjik me Rusinë dhe duke marrë parasysh që prezenca dhe ndikimi i Serbisë në Kosovë vazhdon të jetë i dukshëm dhe i rrezikshëm, unë mendoj që edhe nëse prezenca dhe ndikimi rus nuk janë të drejtpërdrejta në Kosovë, tërthorazi, përmes prezencës dhe influencës serbe, ajo patjetër që do të ndikojë në shtrirjen e interesave të saj në raport më SHBA-në dhe Kinën, në Kosovë dhe rajon”.

“Grusht-shtet në aspektin klasik nuk mendoj që do të ketë apo një model si Krimea, arsyeja qëndron në atë që vetë pozicionimi dhe ekzistenca e Rezulutës 1244 Rusisë ia pamundëson që të krijoj ndonjë puq në vendin tonë”, thekson ai.

Sipas Shalës, kemi të bëjmë me interesa të të dyja shteteve, në njërën Rusia që me rezolutë të re po tenton ta rikthej pozicionimin e drejtpërdrejt në Kosovë, teksa nga ana tjetër edhe Serbia që po tenton ta shfrytëzojë Rusinë për ta kapur Kosovën.

“Por Rusia është e interesuar që permes një rezulute të re në KS të OKB-së të rikthej pozicionimin e saj në mënyrë të drejtpërdrejt në Kosovë e jo më përmes Serbisë e cila ka filluar që të ketë probleme të brendshme me prezencen e aparaturës ruse në vend. E duke parë ketë interes të Rusisë, politika serbe tenton që të shfrytëzoj interesin e Rusisë në favor të saj në kapjen tutje të Kosovës në aspektin e brendshëm përmes politikës në dy nivele (lokale dhe qendrore)”.

“Nuk duhet harruar që kjo Rusia e Putinit nuk është Rusia e Boris Nikolayevich Yeltsin-it e viteve 90-ta në aspektin e shpiunazhit/politik/paraushtarak dhe ushtarak”, shtoi ai.

Shala shprehet i sigurtë se Kosova ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar situata të tilla, për shkak edhe të trupave ndërkombëtare brenda vendit.

“Në Kosovë në krahasim me vendet fqinje (Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut) ka kapacitet në mbledhjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e informacioneve në ruajtjen dhe garantimin e sigurisë në vend dhe kjo forcohet me tutje duke patur parasysh që mekanizmi i sigurisë vendor ka bashkëpunim të mirë edhe me NATO (KFOR), OSCE , EULEX dhe me theks të veçantë CIA e cila ka shtrirjen e saj në Kosovë dhe Ballkan”.

Edhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, në një prononcim për GazetaBlic, dje, ka thënë se nuk ka vend për panik në këtë çështje, pasi institucionet e sigurisë janë të qëndrueshme.

Dje, Policia e Kosovës për GazetaBlic, po ashtu konfirmoi se kjo çështje po hetohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Kryeministri në Detyrë Kurti theksoi se Rusia në tri vitet e fundit kishte dy tentim grusht-shteti të dështuara, një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi .

Ai deklaroi se tani Rusia po e don rrethin e tretë të veprimit, për të bërë tentim grusht-shteti, ose në Bosnjë ose në Kosovë.

/Gazeta Blic/

Policia e Kosovës nis hetimet për rrezikun e grusht-shtetit rus të deklaruar nga Kurti

02/06/2017 23:55

Kështu mund t’i bëhet ballë 11 batalioneve serbe