Sporti

Eksperti i njohur: Ja kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve

04/15/2019 15:14
nga:Lorik J

Nate Silver ka parashikuar fituesin e Ligën e Kampionëve.

Eksperti i njohur botëror – si dhe një nga njëqind njerëzit më me ndikim në botë ka analizuar kompeticionin e sivjetshëm të UEFA Champions League, përcjell GazetaBlic.

Silver pretendon se Liverpool kanë 29 për qind të shansave për të fituar Ligën e Kampionëve – më shumë se çdo skuadër tjetër.

Reds gjithashtu kanë 50 për qind shanse për të shkuar në finale. Barcelona janë në vendin e dytë, me 27 për qind për të fituar turneun dhe një 47 për qind të shanseve për të shkuar në finale.

Man City ka 23 për qind të shanseve për të fituar turneun dhe 40 për qind për të shkuar në finale.

Më poshtë keni analizat për skuadrat tjera:

  • Tottenham: 8% të shanseve për të fituar turneun, 25% për t’u kualifikuar në finale.
  • Juventus: 7% të shanseve për të fituar turneun, 20% për t’u kualifikuar në finale.
  • Ajax: 5% të shanseve për të fituar turneun, 15% për t’u kualifikuar në finale.
  • Manchester United: 1% të shanseve për të fituar turneun, 2% për t’u kualifikuar në finale.

/GazetaBlic/