Sporti

Eksperti i futbollit parashikon ndeshjet e Ligës së Kampionëve

02/11/2019 18:00
nga:Lorik J

Liga e Kampionëve do të rikthehet nesër dhe ish futbollisti i mirënjohur, tashmë analisti – Charlie Nicholas ka dhuruar parashikimet e tij për duelet e para.

Manchester United – PSG, Roma – Porto, Tottenham – Dortmund dhe Ajax – Real Madrid janë sfidat që zhvillohen këtë javë, shkruan GazetaBlic.

Ja parashikimet e tij:

Manchester United -PSG.

“Kur u hodh shorti, unë i dhashë shpresë Manchester United – por tani, pas ardhjes së Ole Gunnar Solskjaer, mendoj se mund të shkojë një duel tjetër. Mungesat e Neymar dhe Edinson Cavani janë një goditje e madhe për PSG dhe një nxitje për United. Cavani do t’i kishte shkaktuar atyre një ton problemesh. Rezultati: (2-2)”, tha ai për Sky Sports.

Roma – Porto.

“Romët mund të në formë të dobët – por duhet kthesa e tyre. Porto nuk qëndron shumë mirë. Roma kalon tutje për mendimin tim. Rezultati (3-0)”.

Tottenham – Dortmund.

Unë besojë se Spurs ka një dobësi në mbrojtje. Të dyja skuadrat do të hapen dhe do të sulmojnë mirë. Dortmundi nuk do të jetë aq e fortë – ata do të luajnë me kundërsulme, të cilat do të jenë të rrezikshme për Spurs. Rezultati (1-1).

Ajax – Real Madrid.

Ajax e kanë gjetur formën e tyre dhe kanë një forcë të madhe dhe një kombinim mes të vjetërve dhe të rinjëve. Ata kanë historinë prapa tyre dhe unë do të dua të shoh atë përsëri në mesin e më të mirëve. Ata janë të aftë të shqetësojnë Real Madridin. Rezultati 2-3.

/GazetaBlic/