Lorik Haxhiu, ekspert i energjisë, ka thënë se nga shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit, dëme mund të ketë edhe kompania e ngrohjes qendrore “Termokosi”.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë Mitrovica, Vushtrria dhe disa pjesë të Prishtinës.
“Mobilizim urgjent i krejt strukturave! Nëse nuk sanohet gjendja shpejt, në skenarin më të keq ka me u ndalë TCB (Termocentrali Kosova B, shën.red)), si pasojë vjen ndërprerja e furnizimit nga ‘Termokosi’, dhe furnizimi me ujë në Mitrovicë, Vushtrri dhe për pjesë të Prishtinës”.
“Gjithashtu, mobilizim urgjent për monitorim të gjitha pikave të rrjetit të transmisionit”, ka thënë Haxhiu.