David Philips, ekspert amerikan, ka vlerësuar lartë Vjosa Osmanin, duke e cilësuar atë si një lidere të fortë që sjell një prekje kujdesi dhe dhembshurie në lidershipin e Kosovës.
Në një deklaratë për GazetaBlic, Philips theksoi se Osmani është një pasuri për vendin dhe se duhet të mbetet pjesë e jetës politike të Kosovës.
“Vjosa Osmani është lidere e fortë që i jep një prekje kujdesi dhe dhembshuri lidershipit të Kosovës. Ajo është një pasuri dhe duhet të mbetet në jetën politike”, tha Philips për GazetaBlic.
Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë para pak dite se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do ta marrë “vetëm duke pasur parasysh interesin” e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani përfundon më 7 prill të vitit 2026.
“Nga viti i ardhshëm do të diskutojmë për këtë çështje. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj”, tha Osmani për media në Prishtinë.
/GazetaBlic/