Lajme

Eksperti amerikan ‘lëshon’ alarmin: Trump mbështet ndarjen e Kosovës për zgjidhje të shpejta të problemeve!

11/06/2024 11:09
nga:G C

Eksperti amerikan i politikës ndërkombëtare, David Philips, ka analizuar qasjen e mundshme të administratës së re të Donald Trumpit dhe Kamala Harris për çështjet që lidhen me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Philips për GazetaBlic tha se,  Trump ka një qasje transaksionale në politikën e jashtme dhe mund të mbështesë ndarjen e Kosovës si një zgjidhje të shpejtë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura në rajon.

Nga ana tjetër, ai vlerëson se Kamala Harris, si Zëvendëspresidente, ka një bindje të fortë në lidhje me sundimin e ligjit dhe do të jetë një mbështetëse e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe multilateralizmit.

Philips ka theksuar se asnjëri, as Trump e as Harris, nuk është i përfshirë thellë në çështjet e Ballkanit, dhe si pasojë, nuk mund të priten ndryshime të mëdha në politikën e SHBA-ve ndaj rajonit.

“Trump ka një qasje transaksionale dhe ai me siguri do të mbështesë ndarjen e Kosovës për një zgjidhje të shpejtë të problemeve. Harris beson në sundimin e ligjit dhe do të jetë një kampion i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe iizmit shumëpalësh. Asnjëri nga kandidatët nuk është i përfshirë thellë në Ballkan, kështu që nuk mund të presim shumë”, tha Philips për GazetaBlic.